MENU
klinika

Formimi i qeverisë

Kurti e refuzoi, Thaçi këmbëngul, sërish ftesë për takim

27.12.2019 - 15:49

Presidenti në detyrë i Kosovës Hashim Thaçi ka ftuar sërish liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin në takim konsultativ.

Ftesa e Thaçit bëhet për formimin e qeverisë së Kosovës. Hashim Thaçi ka ftuar Kurtin për takim, sot në orën 20.00.

Kjo është ftesa e dytë që Thaçi i ka bërë Albin Kurtit gjatë ditës së sotme. Kurti refuzoi të takojë Thaçin në zyrë, kur ky i fundit e ftoi në orën 13.00.

Kreu i shtetit të Kosovës Hashim Thaçi ka shkruar në rrjetet sociale se duhet të formohen sa më shpejt institucionet e vendit.

“Unë përsëri u bëj thirrje të gjithëve të tregojnë udhëheqje dhe të mos vonojnë formimin e Qeverisë së re të Republikës së #Kosovës. Populli dhe aleatët tanë presin më shumë”, ka shkruar presidenti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deputeti i Vetëvendosjes akuzon

‘Thaçi po ia shet Kosovën Serbisë’


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!