MENU
klinika

"Ky nuk është qëllimi ynë..."

Kurti: Nëse nuk ka marrëveshje me LDK-në, shkojmë në zgjedhje

08.12.2019 - 08:36

Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër në Kosovë, Albin Kurti ka deklaruar se nëse nuk ka marrëveshje me LDK-në për krijimin e koalicionit qeverisës, do të shkojnë në zgjedhje.

Nga ana tjetër Kurti ka theksuar se ky nuk është qëllimi i LVV-së.

“Jam i udhëhequr nga interesi i përgjithshëm, nga interesi shtetëror që kërkon sa më parë një udhëheqje qeverisëse nga LVV dhe LDK”, tha Kurti.

Kurti tha se në takimet që ka pasur me kryetaren e LDK-së, Vjosa Osmani nuk janë diskutuar emra të përveçëm për presidentin.

Por sipas tij, së pari është e rëndësishme të plotësohen pozitat e kryeministrit, kryeparlamentarit dhe 12 ministrave dhe pastaj të flitet për postin e presidentit.