MENU
klinika

Rikthehet suedezi

Lajmërimi zyrtar: Ibrahimovic te Milan!

27.12.2019 - 21:11

Nuk ka më asnjë dyshim dhe gjithcka është zyrtare: Zlatan Ibrahimovic rikthehet te Milani! Klubi kuqezi ka postuar një video me mbishkrimin “IZ COMING”, ku zëvendësimi i shkronjës “s” me “z” në fjalën “is”, i referohet pikërisht suedezit.

Ibra do të firmosë kontratë deri në fund të sezonit, me opsion edhe për një sezon tjetër. 38-vjeçari vjen pas aventurës në SHBA me Los Angeles Galaxy, ndërsa rikthehet në Itali te Milani pas plot 7 vitesh.

Fjalët e para të sulmuesit 38-vjeçar kanë qenë këto: “Po kthehem te klubi që respektoj jashtëzakonisht dhe te një qytet që e dua. Do të luftoj me shokët e skuadrës për të ndryshuar ecurinë e këtij sezoni dhe do të bëj ccmos për të arritur objektivat”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN