MENU
klinika

NBA

Lakers mposhten në shtëpi, Clippers 150 pikë

02.12.2019 - 09:42

Los Angeles Lakers më në fund është ndalur, por ajo që djeg është se humbja ka ardhur në shtëpi. Dallas ka triumfuar 114-100 ndaj Lakers, ndeshje ku shkëlqeu Luka Doncic (27 pikë e 10 asist).

Gjithsesi, diferencën në këtë ndeshje e bëri stoli i ekipit mik, nga ku u realizuan 43 pikë. Për Lakers u dalluan të zakonshmit Davis (27 pikë) e James (25 pikë), por të vetëm nuk mundën të evitojnë humbjen.

Fiton ekipi tjetër i Los Angeles, ai i Clippers, që mposhti 150- 125 Washington, në një ndeshje spektakolare (275 pikë së bashku). Leonard me 34 pikë e George me 31 ishin lider në fushë për Clippers.

Skuadra kampione e Toronto mposhti 130-110 Utah Jazz, duke qëndruar mes ekipeve më të mira në Lindje. Kanadezët e dominuan takimin, me të zakonshmin Siakam (35 pikë) që bëri diferencën në parket.

Boston, falë 30 pikëve të Tatum dhe 28 të Brown, mposhti 113-104 New York, ndeshje vendosur në minutat e fundit në favor të miqve. Humbet sërish skuadra e Golden State, që u mund 100-96 nga Orlando (Fournier 32 pikë), ndërsa Detroit shkatërroi 132-98 San Antonio (Wood 28 pikë e 10 rebound).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN