MENU
klinika

NBA

Lakers mposhtin Nuggets, Raptors thyhen në shtesë

04.12.2019 - 09:43

Los Angeles Lakers mundi 105-96 Denver Nuggets jashtë fushe, një përballje mes dy ekipesh pretendente në Perëndim. Lakers patën gjatë gjithë kohës një epërsi të lehtë, ku u dalluan Davis e James, me nga 25 pikë secili.

Skuadra tjetër e Los Angeles, ajo e Clippers, mundi 117-97 Portland, ndeshje ku u dalluan Harrell me 26 pikë e George me 25. Duke humbur Nuggets, Clippers-sat marrin vendin e dytë në Perëndim.

Koha shtesë ishte fatale për kampionët e Toronto Raptors, që u mundën 121-110 nga Miami. Butler realizoi një “triple double”, me 22 pikë, 13 rebound e 12 asist, mbështetur nga Robinson me 22 pikë.

Skuadra e San Antonio ka mundur 135-133 Houston në një ndeshje të jashtëzakonshme, të vendosur në kohën shtesë. Edhe pse Houston u shkëput deri në 22 pikë në fundin e periodës së tretë, kjo nuk mjaftoi për të fituar.

James Harden realizoi 50 pikë, ndërsa Westbrook një “triple double” (19 pikë, 10 rebound e 10 asist), por s’mjaftuan. Për Spurs 55 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit, vendimtarë në këtë sdë, ku më i miri ishte Walker me 28 pikë (Fordes 25 dhe DeRozan 23).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN