MENU
klinika

Emra/ Emërohen tre zv/ministra të rinj

Lëvizje në Ministrinë e jashtme dhe të Arsimit

11.12.2019 - 18:15

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe, në mungesë dhe me porosi të kryeministrit Edi Rama, ka firmosur në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave disa ndryshime në Ministrinë e Jashtme dhe të Arsimit.

Në vendimet e qeverisë thuhet se është liruar nga detyra zëvendësministri i Arsimit, Redi Shtino.

Ndërkohë, Këshilli i Ministrave ka emëruar dy zëvendësministra të rinj të Arsimit. Përkatësisht, kjo detyrë do të ushtrohet nga Oltian Rrumbullaku dhe Nina Guga.

Gjithashtu, është emëruar zëvendësministër i Jashtëm ish-drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës, Agron Tare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Marrëdhëniet Kosovë-Serbi

‘Pa viza, s’ka dialog’