MENU
klinika

Bilanci në Lezhë

51 pallate të pabanueshme, 264 banesa të dëmtuara

02.12.2019 - 21:13

Pas tërmetit që goditi vendin në 26 nëntor, bilanci ishte tragjik.

51 persona humbën jetën, ndërsa shumë ndërtesa u shkatërruan.

Në Lezhë, pas inspektimit të ndërtesave, rezulton se në total janë 51 pallate të pabanueshëm, përkatësisht: 7 në Lezhë, 43 në Kurbin dhe 1 në Mirditë.

lezhe

Ndërkohë, u dëmtuan 264 banesa të dëmtuara, 45 në Lezhë, 135 në Kurbin dhe 84 në Mirditë.

Qendra Operacionale  e Emergjencave në Lezhë bën me dije se janë 1305 persona të strehuar në hotele dhe 438 në çadra.