Është rregull i pashkruar që periudha e fundvitit, ndërrimi i viteve shoqërohet me ndryshime në “look”.
Dikush pret flokët, e një tjetër i lyen, por nëse jeni në mëdyshje dhe jeni kërkim të tendencave të reja Living ju tregon se prerja që po bën naming këto kohë nuk është edhe aq e re, por vazhdon të jetë më e pëlqyera. Po flasim për modelin e flokëve BOB!
Kjo prerje vazhon të jetë modeli më i kërkuar këtë sezon ! E kur mendon sa lehtë mund të mbahet, sa elegante dukesh në një prerje të tillë nuk e vëmë në dyshim që ky do të jetë dhe modeli yt. Nëse prej kohësh jeni në kërkim të një ndryshimi, përse mos të jetë ky !
Vajzat e famshme që influencojnë miliona njerëz na e lehtësojnë punën…
Nga motrat Kardashian, tek Selena një nga artistet më të ndjekura në Instagram, fotogaleria e mëposhtme përmbledh të gjitha vajzat që i kanë prerë shkurt flokët dhe do të na nxisin ne, të bëjmë të njëjtën gjë.