MENU
klinika

Kush ishte 28-vjeçari?

Lushnje, makina del nga rruga, vdes pasagjeri

23.12.2019 - 08:49

Një 28-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Fier – Lushnje. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në fshatin Kolonjë.

“Shtetasi Z.H, 31 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip Land Rover ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi M.R, 28 vjeç, banues në Berat dhe është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve”– thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.