MENU
klinika

Ata zakonisht marrin mijëra euro nga...

Mali i Zi/ Ushtria në kufij për kontroll migrantësh

21.12.2019 - 09:24

Mali i Zi do të vendosë trupa ushtarake në kufijtë e tij, në përgjigje të migrantëve që kalojnë përmes këtij vendi, për të arritur në Bashkimin Evropian.

Afro 8,000 migrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut kanë kaluar tranzit Malin e Zi në vitin 2019 – gati dyfish më shumë se vitin paraprak, ka njoftuar më herët Organizata Ndërkombëtare për Migrim.

“Ushtria do të angazhohet në mbrojtjen e kufijve të shtetit dhe do t’i ndihmojë agjencitë e sundimit të ligjit”, tha të premten Këshilli për Mbrojtje dhe Siguri i Malit të Zi.

Vendosja e ushtrisë në kufij pritet të nisë në fund të vitit. Që nga fillimi i këtij viti, policia malazeze ka arrestuar 51 kontrabandues të dyshuar të migrantëve.

Ata zakonisht marrin mijëra euro nga migrantët për t’i çuar në BE.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ministri austriak: E mbështesim Ballkanin e Hapur

“Një shans për të hapur negociatat për Shqipërinë në BE!”

I doli emri në përgjime te dosja e Taçit

Merret në pyetje presidenti i Malit të Zi

Si do zgjidhet konflikti mes tre etnive?

Çfarë qëndron pas krizës aktuale në Bosnje?

"Kryefjalë, lufta kundër korrupsionit"

Dritan Abazoviç takon Gabriel Escobar