MENU
klinika

Ligue 1, Java 16

Mbappe-Neymar bashkë dhe i japin fitoren PSG

04.12.2019 - 23:01

Kylian Mbappe dhe Neymar për herë të parë këtë sezon kanë luajtur së bashku dhe PSG nuk ka zhgënjyer, teksa ka fituar 1-0 ndaj Nantes, duke rikthyer diferencën me ndjekësit.

Gjithsesi, në suksesin e sotëm, goli është shënuar në pjesën e dytë. Në të 52’, Mbappe nuk fal me finte pas asistit të Di Marias dhe në fund përqafimi mes tre yjeve të PSG.

Kampioni i botës Mbappe është zëvendësuar në 78’, por kjo nuk ka ndikuar. Neymar shënon golin e dytë me penallti në 85’ dhe zëvendësohet nga Cavani 2 minuta më pas.

PSG kryeson me 5 pikë para Marseille, por ka edhe një ndeshje më pak, atë ndaj Monaco të shtyrë për shkak të motit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN