MENU
klinika

Ja për çfarë akuzohet!

Mbërrin në SPAK dosja e parë me zyrtarë të lartë

23.12.2019 - 13:14

Përfaqësues të nismës “Thurje” kanë kallëzuar sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) disa zyrtarë të lartë, të cilët i akuzojnë se kanë abuzuar me koncesionin e sterilizimit.

Në kallëzimin e dorëzuar në SPAK, që është edhe i pari pasi ky institucion nisi punën javën e kaluar, është edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, por edhe zyrtarë e ish-zyrtarë të tjerë, të cilët sipas nismës “Thurja”, kanë abuzuar me taksat e qytetarëve.

“Kemi dyshime të logjikshme se ka elementë që nuk shkojnë në këtë kontratë. Ne i kërkojmë SPAK të fillojë hetimin që nga ish-ministri Beqaj dhe te të gjithë zyrtarët e tjerë, të përfshirë në këtë aferë, që në këndvështrimin tonë ka arsye për të parë se ka dëmtuar buxhetin e shtetit. Ne nuk jemi vend i varfër, por i vjedhur, pasi në 30 vite nuk është ndëshkuar askush. Zyrtarët kanë abuzuar me qytetarët, kanë pas institucione, që ndëshkonin vetëm shqiptarët, por jo ata.

Në kallëzim kemi evituar disa gjëra, së pari ngremë pyetjen “pse është i nevojshëm ky koncesion, kur spitalet kishin kushtet për ta bërë vetë, siç ka ndodhur në 80 vite”, së dyti “pse është me një çmim kaq të lartë”, “pse është vendosur, hartuar një kontratë, që krijon dyshime dhe e vendos shtetit në mënyrë të disavantazhuar”, “paratë e koncesionit mund të shkonin për pacientët””, tha përfaqësuesi i “Thurjes”.

Sa mund të jetë dëmi?

KLSH ka bërë hetime, por ne i kërkojmë SPAK ta hetojë nga fillimi deri në fund. Ne kemi dyshime për subjektet e përfshira aty, për mënyrën si është bërë kontrata. Besojmë se SPAK ka gjithë kapacitetin ligjor për të mos na zhgënjyer dhe për të arritur të na sqarojë. SPAK ka më shumë mundësi se Prokuroria e Tiranës për të zbardhur këtë çështje. Kemi edhe kallëzime të tjera. Nuk kemi ndërmend të presim që zyrtarët e korruptuar të dorëzohen vet. Zyrtarët që kanë 30 vite në pushtet vetëm pasurohen, kanë vila në gjithë Evropën.

Ju flisni me emra konkret, mund të na thoni pak se cili është dëmi?

Ka dyshime për një dëm të konsiderueshëm, pasi kostot janë shumë më të larta se ç’duhet të ishin. Prokuroria duhet të hetojë dhe të nxjerrë pastaj dëmin.