MENU
klinika

Nuk po gjendet zgjidhje

Mbeturinat “pushtojnë” Fierzën

26.12.2019 - 12:08

Reshjet e javës së kaluar kanë rritur në kuotën 274 metra nivelin e liqenit të Fierzës, por kanë rikthyer fenomenin e ndotjes. Plastikë, qelq e materiale të tjera janë grumbulluar në basen.

Kjo është pamja e Fierzës këtë javë të fundit të vitit 2019.

Liqeni është shndërruar sërish në basenin grumbullues të mbetjeve urbane të verilindjes së vendit, Kosovës e Maqedonisë.

Reshjet e shiut kanë rikthyer problematikën pa zgjidhje të ndotjes. Plastikë, qelq e materiale të tjera janë grumbulluar në Liqen.

Këto pamje nga ajri tregojnë sipërfaqen e konsiderueshme që kanë mbuluar mbeturinat dhe nivelin alarmant të ndotjes

Ndërsa autoritetet shtetërore dhe lokale janë të dorëzuar përballë këtij fenomeni. Ata nuk kanë kapacitete dhe mjete për të ndërhyrë.

Ndotja e liqenit të Fierzës është një problematikë e vjetër që mbetet pa zgjidhje. Disa vite më parë për shkak të këtij fenomeni aty u shpall gjendja e emergjencës lokale.

"Kuzhinë e shijshme dhe atmosferë autentike"

“Tendenze di Viaggio”: Shqipëria, peizazhe marramendëse

Favorizoi djalin e Tom Doshit pas aksidentit

Pezullohet Shefi i Qarkullimit në Lezhë

Në by-passin e Murrizit ka rënie të vazhdueshme të gurëve

Rruga e Arbrit përmbytet nga shiu, vështirësohet qarkullimi

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese