MENU
klinika

Ja çfarë u vendos

Emergjencat Civile në Elbasan, diskutohet marrja e masave për situata kritike

12.12.2019 - 20:51

Sektori i Emergjencave Civile ka zhvilluar në Prefekturën e Elbasanit një takim ku është diskutuar për marrjen e masave parandaluese për përballimin e situatave emergjente si edhe vlerësimin e situatave  dhe nevojave.

Gjatë takimit tē drejtuar nga prefekti i Elbasanit, Maksim Malaj ku ishin të pranishëm edhe drejtues të institucioneve dhe nga të shtatë bashkitë e Qarkut të Elbasanit është diskutuar me shqetësim rreth problematikave që janë evidentuar në disa sektorë të rëndësishëm. Me ardhjen e stinës së Dimrit edhe në kētë Qark ku shumica e Bashkive kanë terren kodrinor e malor problematikat janë edhe më të shumta.

Problematikë në këtë stinë po shfaqen të gjithë pērrenjtē malorē sidomos  ata që pērshkojnē qytetet e Gramshit, Elbasanit, Librazhdit e Peqinit. Këta përrenj për shkak të prurjeve të shumta janë kthyet në një rrezik potencial që duhet mbajtur parasysh .Ndërkaq edhe mungesa  e investimeve në 11 fidera problematikë dhe në disa nēn stacione të OSHEE duhet parë me përparësi dhe të përfshihet në zërin e investimeve të shpejta u theksua nga ana e drejtuesve të nënprefekturave ku ato ndodhen.

foto galeri

Edhe në linjat e Tensionit të Lartë janë raportuar probleme të trashëguara dhe se mjaft investime rezultojnë të jenë kryer që në vitet ’70 u tha gjatë këtij takimi .Në 23 Qendra Shēndetësore në Qarkun e Elbasanit nuk ka energji elektrike dhe ujë, ndërsa ajo në Njësinē Administrative Pishaj nē bashkinë e Gramshit është zēnë nga privat dhe ende nuk është zgjidhur problemi i pronësisë , ndërsa disa të tjera janë të amortizuara.

foto galeri

Në mjaft prej tyre nuk ka patur asnjëherë lidhje me rrjetin e shpërndarjes të energjisë dhe e keqja është se nuk disponohey as akti i pronësisë së tyre .Godinat e objekteve shëndetësore janë objekte si mall pa zot .Ndërkaq në shumë fshatra mbizotëron fenomeni i rrëshkitjes së tokave duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme të qindra banesave gjatë viteve të fundit.Rrëshkitje konstatohen edhe përgjatë disa akseve të rrugëve që përshkojnë Qarkun e Elbasanit sidomos në atë të rrugës kombëtare Elbasan-Qafë -Thanë.Po kështu ka çedime të rrugëve drejt pikave turistike.Ka mjaft probleme me sinjalistikën dhe disiplinimin e ujrave që dalin nga shtretërit e përenjve që përmbytin trasetë e rrugëve.Prefekti ka kërkuar gadishmëri maksimale nga të gjitha institucionet për përballimin e të gjitha situatave që mund të krijohen nga mbizotërimi i motiit të keq.OSHEE , OST dhe Linjat e Tensionit tē Lartë duhet të jenë pandërpreje në punë.Prefekti ndërkaq ka kërkuar që edhe institucionet shēndetësore dhe ato arsimore gjithashtu të marrin masat që të mos kenë probleme për mbarëvajtjen e punëve.Kështu që pavarësisht problemeve të trashëguara në Qarkun e Elbasanit prefekti Maksim

Malaj ka shprehur bindjen se me marrjen e masave ky Dimër do kalojë pa probleme sepse edhe përsa i takon rezervave ato janë garantuar në kohën e përcaktuar.