MENU
klinika

Përgjigjet mjeku infeksionist

Më hiqet lëkura midis gishtërinjve, nuk po e mposht dot mykun

21.12.2019 - 19:11

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Prej disa kohësh, më dalin midis gishtërinjve lëkura e cila vtm hiqet deri në plagë. A ka të bëjë me mykun? Çfarë duhet të bëj?

Përgjigjet mjeku: Myku është një lloj infeksioni që shkaktohet nga disa kërpudha dermatofite, ku dallohen trichopyton 21 lloje që infektojnë më shumë flokët, thonjtë dhe lëkurën.
Një ndër shkaktarët kryesorë në krijimin e mykut është përdorimi i gjatë i kurave me antibiotikë. Por edhe një kafshë e infektuar nga myku në lëkurë mund të transmetojë sporet e kërpudhave te një njeri, dhe ky i fundit mund të infektojë persona të tjerë.
Nga kjo sëmundje preken njerëz të profesioneve të ndryshme, por më të predispozuar janë ata, të cilët kanë rezistencë të ulët të organizmit. Krijohet një lagështirë mes gishtave të këmbës, te thembrat, te pjesa pas kupës së gjurit, e te femrat shfaqet edhe poshtë gjoksit. Por mund të shfaqet edhe poshtë sqetullave e mes gishtave të dorës.
Bimët më të fuqishme mjekësore antimykotike që mund të përdorë njeriu janë rigoni i bardhë, i cili gjendet që nga Shqipëria e Mesme deri në Jug të vendit; trumza me përhapje të gjerë në vend; gjethet e mushmollës pasi kanë një push të bardhë të ngjashëm me atë të mykut; gjethet e ftoit; dëllinja, kalendula etj.
Në rastet kur myku ndodhet në brendësi të organizmit, i sëmuri duhet që në mëngjes të shpëlajë gojën mirë me sodë buke e mjaltë. Në këtë mënyrë sigurojmë një nxjerrje jashtë organizmit të kërpudhave që kanë mbirë në gojë gjatë natës. Pas kësaj, bëjmë një shpëlarje të mirë të gojës me ujë të bollshëm e pimë një gotë çaj antimykotik.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN