MENU
klinika

Përgjigjet dermatologia

Më ka rënë një tufë flokësh, nga çfarë shkaktohet kjo?

21.12.2019 - 12:01

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Më ka rëne një tufë flokësh në pjesën e sipërme të kokës. Nga cfarë shkaktohet kjo dhe çfarë mund të përdor për ta trajtuar

Përgjigjet mjeku: Rënia e flokëve mund të ndodh nga shkaqet gjenetike ose mund të jetë e fituar gjat jetës rasti më i zakonshëm është Alopecia areata pra humbja e papritur e flokëve e cila mund të jetë e lokalizuar dhe  shkaqet janë ndryshimet në sistemin imunitar.Flokët dhe skalpi janë tregues të gjëndjes tonë shëndetsore dhe nuk është e lehtë ta identifikojmë me një arsye të vetme çfarë  mund ta shkaktoj nëqoftëse kemi të bëjmë me formën e rikthyeshme të flokëve atëher faktorët janë: episodet e stresit emocional,mungesa e vitaminave, mungesa hormonale ,sëmundjet sistemike,shtatzënia,barnat apo dhe mosha e vjetër por me një vizitë dermatologjike mund të kemi më shumë informacion për të dalluar format të cilat mund të jenë kronike apo infektive.

 

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.