MENU
klinika

Bisedimet e ndërmjetësuara nga Merkel e Macron

Më në fund armëpushim Rusi-Ukrainë

10.12.2019 - 15:37

Ukraina dhe Rusia më në fund kanë rënë dakord për një armëpushim “të plotë dhe gjithëpërfshirës” në lindje të Ukrainës, pas bisedimeve mes dy liderave.

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky u takuan për herë të parë, ballë për ballë,  në Paris të hënën.

“Palët angazhohen për një zbatim të plotë dhe gjithëpërfshirës të armëpushimit, përmes zbatimit të të gjitha masave të nevojshme të mbështetjes së armëpushimit, para fundit të vitit 2019”, thuhet në komunikatën pas takimit.

Konflikti në Ukrainën lindore u nxit nga aneksimi i Rusisë i Krimesë nga Ukraina në vitin 2014, dhe mbështetja e saj e mëvonshme për separatistët pro-rusë që morën kontrollin mbi rajonet ukrainase të Donetsk dhe Luhansk në kufirin me Rusinë.

kolana e librave

Luftimet forcave të qeverisë ukrainase dhe rebelëve të mbështetur nga Rusia kanë shkaktuar vdekjen e rreth 13.000 njerëzve, gjatë një periudhe pesë-vjeçare të luftimeve.

Bisedimet u ndërmjetësuan nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Putin dhe Zelenskey ranë dakord gjithashtu që të shkëmbejnë të gjithë të burgosurit e mbetur nga konflikti në lindje të Ukrainës, deri në fund të vitit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përshkallëzohen tensionet

Incidenti Rusi-Ukrainë/ NATO në dilemë

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme

“Dorëzohet” Rusia, i kthen tri anijet Ukrainës