MENU
klinika

Mesazhi i asambleistit për “Mini-Shengenin”

“Medvegja është e izoluar, shqiptarët të persekutuar”

25.12.2019 - 15:31

Asambleisti dhe veprimtari nga Medvegja, Muharrem Salihu përmes një thirrje publike ka kërkuar që Medvegja të mos harrohet dhe anashkalohet.

Ai këtë reagim e ka bërë duke marrë si shkas qëndrimin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, lidhur me projektin e mini-shengenit ballkanik dhe rolin e Tiranës.

Shqipëria nuk perfille Kosoven! Kosova nuk perfille Medvegjen! ASHAK ne deklaraten per “mini-shengenin” perveç tjerash, akademiket e nderuar, do duhej te shkruanin edhe per Medvegjen!… Ketu mbi 7000 shqiptare u shendrruan ne apatrit, njerez pa atdhe, klandestin ne shtepite e tyre. Po ndodhe tani , ne keto momente, nga Serbia,shteti i cili po promovon lirine e levizjes se njerezve, mallerave dhe kapitalit.

Ne Medvegje po realizohet e kunderta me ate ç’far po propagandohet, ketu nuk ka levizje te lire as mallerash, njerezish apo kapitali. Medvegja eshte e izoluar ndersa popullata shqiptare e persekutuar”, ka shkruar Salihu.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës

Albin Kurti në Berlin më 25 prill, zbardhet axhenda

Inskenohet “pushtimi i Serbisë”

Vuçiç bën prova lufte në kufi me Kosovën

"Duhet ta forcojë prodhimin"

Raporti i FMN: Kosova e varur nga importi

Bllokimi i kosovarëve në kufi dhe tensionet në veri

O’Brien sot në Beograd për takime me krerët e Serbisë!