MENU
klinika

Gara mes dy yjeve

Messi apo Ronaldo? Gjykoni përmes shifrave…

03.12.2019 - 19:08

Messi apo Ronaldo? Ky debat do të vijojë edhe kur dy yjet e futbollit të sotëm të lënë lojën magjike. Kjo sepse secili ka tifozët e vet, stilin e lojës ndryshe, por ajo që i unifikon janë titujt e shumtë.

Lionel Messi mbrëmë parakaloi Cristiano Ronaldon në numrin e “Topave të Artë”, por përderisa portugezi ende po luan, nuk është cudi që ai ta barazojë.

Golat me klubeMessi ka më shumë gola të shënuara për klub sesa Cristiano. Që të dy kanë arritur të shënojnë mbi 600 gola, por 613 golat e Messit i lënë pas 609 të sulmuesit të Juventusit.

Ndeshjet me më shumë sesa 1 gol të shënuar – Messi ka shënuar më shpesh nga dy gola dhe tre për ndeshje, edhe pse portugezi ka arritur t’i shënojë nga katër dhe pesë gola më shpesh se sa argjentinasi.

Messi tashmë e ka arritur një tregolësh këtë sezon kundër Celta Vigos, ndërsa Cristiano nuk e ka arritur këtë statistikë ende.

ronaldo messi
ronaldo messi

Golat me ekipet kombëtare – Cristiano Ronaldon e mposht qartësisht Messin këtu. Atij i duhet vetëm edhe një gol për ta arritur shifrën prej 100 golave të shënuara për Kombëtaren e Portugalisë, ndërsa Messi ka 70 gola të shënuara për Argjentinën. Këtu Messi vështirë ta arrijë portugezin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN