MENU
klinika

Pasi fitoi “Topin e Artë”

Messi befason: Po afrohet koha e tërheqjes!

02.12.2019 - 22:25

Është një legjendë, askush si ai në historinë e futbollit botëror. Mund t’i mungojë Kupa e Botës, por Lionel Messi fitoi për herë të gjashtë trofeun e “Topit të Artë”.

I shoqëruar nga gruaja dhe fëmijët e tij, sulmuesi argjentinas ka pasur shumë emocione, edhe pse çdo vit flet para publikut sepse merr trofe. Por ky i fundit e bën absolut dhe tani flitet si më i miri i gjitha kohërave.

“Dua të falënderoj të gjithë gazetarët që votuan dhe donin që unë ta fitoja këtë çmim. Gjithashtu, dua të falënderoj të gjithë shokët e ekipit dhe çdokënd tjetër.

Kur fitova ‘Topin e Artë’ të parë më kujtohet që vija me familjen dhe isha vetëm 21 vjeç. Çdo ditë mundohem të përmirësohem. Po afrohet edhe koha e tërheqjes për fat të keq. Nuk është momenti tani normalisht, por koha kalon shpejt” – u shpreh Messi.