MENU
klinika

Presidenca 'paqe' me qeverinë

Meta dekreton aktin normativ për dhurimin e banesave

13.12.2019 - 11:41

Situata pas tërmetit ka sjellë frymën e paqes mes Instituticionit të presidentit dhe qeverisë. Ditën e sotme kreu i shtetit dekretoi aktin normativ për dhurimin e apartamenteve familjarëve të viktimave.

Pas një sërë ligjesh të kthyera Kuvendit për rishqyrtim, Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot shpalljen e ligjit nr. 80/2019 “Për miratimin e aktit normativ, për dhurimin e apartamenteve familjarëve të viktimave, si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019”.

Dekretoj

Shpalljen e ligjit nr. 80/2019 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 6, datë 30.11.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për dhurimin e apartamenteve familjarëve të viktimave, si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019”- thuhet në njoftim.