MENU
klinika

"Unë nuk uroj përplasje, uroj reflektim"

Meta: Ja kur fillon “Dialogu me Shqipërinë”

10.12.2019 - 21:47

Presidenti Ilir Meta ka folur sot për nismën e tij “Dialogu me Shqipërinë”, për të cilën tha se kërkon reflektim, por jo përplasje.

“Unë nuk uroj përplasje, uroj reflektim. 8 dhjetori ka qenë thirrje për të përkujtuar, për të dhënë një mesazh dhe vendosur një dialog. Nuk është momenti tani se jemi në situatë të jashtëzakonshme”, tha Meta.

I pyetur nëse kjo nismë e Metës shërben si një testim për të parë pakënaqësitë ndaj qeverisë dhe opozitës, Meta tha se ai i bën kalkulimet si president, jo si politikan.

Në lidhje me pyetjen për sigurinë e tij, Meta tha: “Unë kam një fat të madh që kam lindur në malet e Skraparit. Nuk ka presion që më thyen për Shqipërinë, për popullin dhe për Kushtetutën. Te Gjykata Kushtetuese nuk toleroj”, ishte i prerë Meta.

Meta komentoi edhe propozimet ligjore të mazhorancës për të kufizuar të drejtat e betimit.

“Ata duan të bëjnë drejtësinë e Lanës. Duan të spostojnë vëmendjen. Kjo është punë e tyre. Duan që të gjitha vendet t’i bëjnë kundër hapjes së negociatave, kjo është punë e tyre”, deklaroi ai.

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!