MENU
klinika

U nda nga jeta në moshën 89-vjeçare

Meta: Marika Kallamata, humbje e pazëvendësueshme

22.12.2019 - 21:49

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktores Marika Kallamata. 

Meta shkruan se ndarja e Kallamatës nga jeta është humbje e pazëvendësueshme për teatrin dhe kinematografinë shqiptare.

Postimi i Ilir Metës:

Ndarja nga jeta e artistes së shquar dhe të dashur Marika Kallamata, është një humbje e pazëvendësueshme për teatrin dhe kinematografinë shqiptare!

Trashëgimia e pasur artistike, galeria e roleve të interpretuara me mjeshtëri të rrallë dhe të gjitha kujtimet që na la pas, nderohen me respekt dhe do të mbahen mend gjithmonë.

Duke ndarë dhimbjen, u përcjell ngushëllimet më të sinqerta të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të saj, si edhe të gjithë artdashësve shqiptarë!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndahet nga jeta aktorja shqiptare

Lamtumirë, gjyshes së përrallave!