MENU
klinika

Bundesliga, java 14

M’Gladbach përmbys Bayern, përfiton Dortmund

07.12.2019 - 17:41

Kur e mendua se Bayern Munchen bëri kthesën e madhe dhe u afruar me kreun, kampionët janë përmbysur 2-1 në pjesën e dytë nga kryesuesit e Borussia Monchegladbach.

Perisic ka kaluar në avantazh miqtë në minutën e 49-të me një gol të mrekullueshëm, por që nuk ka mjaftuar për të shmangur humbjen e dytë radhazi në kampionat.

M’Gladbach, në fakt, ka përmbysur gjithçka me Bensebaini. Mbrojtësi i vendasve ka barazuar ndeshjen në minutën e 60- të dhe ka shënuar golin e dytë në të 92-ën pas një penalltie të shkaktuar nga Martinez, i cili është ndëshkuar me kartoin e dytë të verdhë.

Ky rezultat ka ndihmuar Borussia-n të mbrojë vendin e parë në renditje dhe ka lejuar Borussia-n tjetër, atë të Dortmundit, që të parakalojë rivalët e përjetshëm falë një fitoreje 5-0 të marrë në shtëpi kundër Dusseldorf.