MENU
klinika

Konfirmohet nga FSHF-ja

Miqësore me yjet e Italisë, Greqisë e Turqisë

29.12.2019 - 13:41

Yjet historikë të kombëtareve të Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë do të zbresin në fushën e “Air Albania Stadium” në datë 10 janar.

Ky festival i futbollit me emrat e njohur të katër kombëtarëve, siç janë Zambrota e Perrota, Kampionë të Botës në 2006, apo Hasan Şaş, i cili ishte një nga liderët e Turqisë në Botërorin e vitit 2002, ku u renditën në vendin e tretë, si dhe fqinjët grekë të cilin fituan Kampionatin Europian në vitin 2004 nën dirigjimin e Karagunis, synon krijimin e një tradite të tillë në futbollin shqiptar për të afruar sportdashësit me emrat e mëdhenj të futbollit tone dhe atij ndërkombëtar.

Të gjithë të ardhurat e siguruara nga shitja e biletave të ndeshjes do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit. Ky turne organizohet nga Sindikata e Futbollit me mbështetjen e plotë të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Federata e Futbollit dhe Sindikata e Futbollistëve, fton të gjithë sportdashësit në këtë festival të paharrueshëm, ku do të performojnë në fushën e blertë emra të dashur, historikë dhe kampionë të futbollit, pa harruar edhe performancën artistike të emrave të mëdhenj të muzikës shqiptare.

Ky projekt i përgjegjësisë sociale vjen në vazhdën e aktiviteteve të pandërprera të Federatës së Futbollit, të stafit dhe djemve e vajzave të kombëtareve shqiptare për të ndihmuar dhe lehtësuar familjet e prekura nga tërmeti.

Fokusi parësor ka qenë te fëmijët. Federata e Fubollit është zotuar të ndërtojë të paktën tre shtëpi të rrënuara nga tërmeti, ose më shumë në varësi të fondeve të mbledhura. Ka nisur tashmë evidentimi i shtëpive.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndeshja në stadiumin “Air Albania”

Kampionë Bote dhe Europe, në Tiranë për bamirësi