MENU
klinika

Postimi i Ballës

“Mirënjohje Emirateve të Bashkuara Arabe për ndihmën e dhënë”

15.12.2019 - 15:09

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka falënderuar Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Princin e Kurorës së Abu Dhabi, Mohamed Bin Zayed për ndihmën e parë të menjëhershme humanitare që i dhanë Shqipërisë pas tërmetit të mëngjesit të 26 nëntorit që goditi vendin.

Përmes një postimi në Twitter numri dy i PS, Balla deklaron se Shqipëria i është mirënjohëse Emirateve të Bashkuara Arabe për solidaritetin e treguar, duke dhuruar 13 milion AED për përballimin e emergjencës së krijuar nga lëkundjet e forta të tërmetit.

“Shqipëria i është mirënjohëse shkëlqesisë së tij, Princit të Kurorës së Abu Dhabi, Mohamed Bin Zayed dhe Zv.Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura të Emirateve të Bashkuara Arabe për ndihmën e parë të menjëhershme humanitare prej 13 milionë AED që i dhanë Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Faleminderit Emiratet e Bashkuara Arabe për solidaritetin”– shkruan Balla.