MENU
klinika

Po Shqipëria ku u rendit?

Miss Universe 2019, nga Afrika dhe me flokët e shkurtra!

09.12.2019 - 18:08

Zozibini Tunzi është vajza që u shpall Miss Universe 2019.

Ajo është 26 vjeçe, nga Afrika e Jugut dhe punon si aktiviste. Tunzi është veçanërisht e apasionuar pas luftës kundër dhunës me bazë gjinore.

Bukuria është gjithashtu e rëndësishme për 26-vjeçaren, e cila beson se gratë duhet ta “duan veten ashtu siç janë”.

Fituesja e vitit të kaluar, Catriona Gray, nga Filipinet ishte prezente në këtë event të madh për t’i kaluar kurorën bukuroshes së re.

Kurora ishte e bërë me ar 18 karat dhe 1.770 diamante, duke përfshirë një gur 62.83 karat, sipas Rappler.

Në këtë event bukurie, Shqipëria hyri në Top 20.

Bukuroshja bjonde me emrin Cindy Marina ishte pjesëmarrëse këtë vit dhe ia arriti të hyjë në mesin e 20 femrave më të bukura.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Modeli shqiptar pëson paralizë faciale

“Më mori buzëqeshjen brenda natës”!

Fëmija i tij i parë vjen në fund të verës

Ed Sheeran së shpejti baba

Këngëtarja e njohur “masakrohet” në rrjet

Po fsheh prejardhjen shqiptare, duke u hequr si afro-amerikane