MENU
klinika

Tifozët e Kombëtares në terren

Mobilizimi i “Tifozave Kuq e Zi”: Nuk do të ndalemi!

01.12.2019 - 21:11

Ata nuk ndalen së ndihmuari, e dua Shqipërinë dhe këtë e kanë treguar jo vetëm në stadium apo palate sporti, por edhe në shumë kauza të tjera.

Dhe së fundmi, “Tifozat Kuq e Zi” që në krye të herës jo vetëm që kanë qenë solidarë, por për 5 ditë radhazi kanë shpërndarë ndihma dhe kanë ndihmuar njerëzit në zonat e goditura nga tërmeti,

Grupimi i famshëm ka bërë të ditur se ky aksion në terren do të vazhdojë edhe në vijim, pasi janë të shumta familjet në nevojë që duan mbështetje në këto ditë të vështira për të gjithë.

NJOFTIM

“Tifozat Kuq e Zi, në mbarë trevat shqiptare vazhdojnë pandërprerë mobilizimin në TERREN në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti.

Fatkeqësisht, na duhet të pranojmë që edhe pse ndihmat e grumbulluara nga organizata dhe institucione brenda dhe jashtë vendit janë të shumta, ka AKOMA shumë familje në nevojë për ushqim, strehim dhe veshmbathje!

Deri më tani kemi vizituar drejtpërdrejtë familje në Durrës, Shijak, Manëz, Bubq, Vorë dhe Laç. Si nëpër banesa, ashtu edhe në kampe apo çadra situata është emergjente!!!

Edhe pse disa nga anëtarët tanë në Shqipëri e Dardani kanë strehuar disa familje, mos harroni që shumë prej tyre e kanë të pamundur zhvendosjen larg banesave pasi kanë punën, fëmijët në shkolla, materiale dhe bagëti.

Prandaj ne si tifogrup mbarëkombëtar ju bëjmë thirrje të gjithë miqve, sportdashësve dhe tifogrupeve të tjera të na bashkohen në këto aksione dhe të ndihmojnë së bashku në terren.

PIKA JONE E GRUMBULLIMIT:

Adresa: Rruga nacionale Shijak, Xhafzotaj, Durrës (Pelikan Transport).

Kontakti: Ardit Arifi (Përfaqësues i TKZ në Durrës), tel 00355685440401.

LLOGARITË E TË HOLLAVE:

GoFundMe: gf.me/u/ëzkd4r

Paypal: [email protected]

Gjejmë rastin të falënderojmë për kontributin, mobilizimin dhe bashkëpunimin gjatë këtyre ditëve:

– Të gjithë anëtarët tanë në Shqipëri, Dardani, Iliridë, Malësi dhe Diasporë!!

– Vëllezërit tanë nga Hora e Arbëreshëve në Itali.

– Anëtarët në Tifogrupin “Sokolat” në Dibër.

– Anëtarët në Tifogrupin “Intelektualët Gjilan”

– Anëtarët në tifogrupin “Kuqezinjtë e Jakovës”

– Të gjitha bizneset që na kanë ofruar ushqim dhe veshmbathje falas për familjet në nevojë.

Aksioni jonë nuk do ndalet për sa kohë ka ende shumë familje që kanë nevojë për ndihmën tonë! Bashkë më të fortë!”.