MENU
klinika

"Siguroni mjetet lundruese në porte"

Moti ‘do të çmendet’, paralajmërohen lundruesit

21.12.2019 - 10:12

Drejtoria Detare, nisur nga parashikimi meteorologjik per perkeqesim te motit dhe rritjes se forces se detit edhe per shkak te eres qe do te perfshire gjithe bregdetin ben aple per rritjen e gatishmerise ne porte dhe per sigurimin ne to te gjithe mjeteve lundruese79501943_987642424928563_7212710670922416128_n

“Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 38 nyje dhe forca e detit ?do të jetë 7 shkalla bufort”- njofton Drejtoria Detare. 80469009_987642434928562_7230238844774252544_n

 

“Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese”- theksohet me tej.

80654771_987642478261891_497273439539691520_n

Postimi i Drejtorise Detare

Në daten 20-23 dhjetor 2019 moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 38 nyje dhe forca e detit do të jetë 7 shkalla bufort. Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë.Pritet që deri në mesnatën e ditës së dielë era dhe deti të kenë të njëjtin intesitet duke përfshirë gjithë bregdetin shqiptar.
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin