MENU
klinika

Ja 5 shenjat paralajmëruese

Mushkëritë po ju kërkojnë ndihmë!

13.12.2019 - 21:20

Ne duhet t’u kushtojmë vëmendje mushkërive dhe shenjave që ato na japin kur diçka nuk është në rregull.

Ja 5 sinjale që duhet t’i merrni më seriozisht: 

  1. Dhimbje shpine dhe shpatullash

Edhe pse një simptomë e rrallë, dhimbja e shpinës, shpatullës, apo edhe e gjoksit mund të tregojnë fillimin e kancerit të mushkërive që, nëse zbulohet në fazat e hershme, shërohet. Nëse kjo dhimbje është më e fortë dhe zgjat më shumë se dhimbja e zakonshme e shpinës, ose nëse e përjetoni shpesh, ju këshillojmë të shkoni te mjeku.

       2. Kollë e vazhdueshme 

Kolla ​​akute dhe nën-akute mund të jenë shenja të kancerit të mushkërive, veçanërisht nëse kombinohen me simptoma të tjera si kolla me gjak.

3. Probleme me frymëmarrjen

Mungesa e frymëmarrjes shkaktohet nga astma ose alergjitë. Nëse edhe ju  vuani nga këto, mirë do të ishte të dilnit për një farë kohë nga qyteti ku jetoni, shkoni diku me ajër të freskët ose ushtrohuni nga liqeni.

4. Sytë dhe lëkura e verdhë (verdhëza)

Një tregues i qartë i problemeve të mëlçisë që mund të shkaktohen nga kanceri i mushkërive. Verdhëza është një gjendje që e bën të verdhë lëkurën dhe të bardhën e syrit.

5. Mungesë energjie 

Mungesa e gjumit ose stresi mund të jenë shkaqet e lodhjes, por nëse ndiheni shumë shpesh të lodhur, keni kollë dhe s’keni oreks, kjo do të thotë se diçka nuk po shkon me mushkëritë tuaja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trajtimi dhe si ndodh procedura

Akumulimi i lëngjeve në mushkëri


Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”