MENU
klinika

Takimi i radhës VV-LDK

Mustafa: Do të shihemi me ta kur t’na ftojnë

18.12.2019 - 21:11

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së. Para mediave kryetari i LDK’së, Isa Mustafa i thënë se qëllimi i këtij takimi ka qenë për t’i informuar anëtarët e këshillit rreth ecurisë që deri më tani partia e tij e ka pasur rreth bisedimeve për koalicionin qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje. Ka thënë se me Vetëvendosjen do të takohen në momentin kur kjo e fundit do t’i ftojë në takim.

Mustafa deklaruar se partia e tij shpreson që me Vetëvendosjen të merren vesh sa më parë e të nënshkruhet koalicioni qeverisës para datës 26 dhjetor.

Tutje ai është shprehur se për takimin e rradhës nuk kanë diskutuar ende. Deklaron se po e presin ftesën e Vetëvendosjes për takim.

“Nuk kisha dashtë që ky koalicion të lidhet pas gjashtë muajve por që të lidhet para datës 26. Çështja e presidentit është njëra nga çështjet që duhet të diskutohet.

Unë konsiderojë që nuk është një çështje e cila duhet të na bllokojë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me Vetëvendosjen. Takimi i rradhës do të jetë në momentin kur na ftojnë”, ka deklaruar kreu i LDK’së, Isa Mustafa.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Po mundësia për kalim në opozitë?

‘Koalicioni i mundshëm’ Mustafa: Pres certifikimin

'Presidenti' problemi kryesor

“Jemi ende larg me LDK”