Vëllezërit Korçarë, Endri dhe Stefi, kanë gjallëruar sërish qendrën historike në Gjirokastër.
Denisa Gjezo këngëtarja nga Gjirokastra që shoqëroi gjithë koncertin tha se kjo është atmosfera që meriton qyteti i UNESCO-s.
Megjithëse në temperatura të ulëta shumë qytetarë dhe vizitorë kanë shoqëruar ritmet e muzikës deri afër mesnatës.
Eventi është mbështetur nga bashkia e qytetit dhe TID Gjirokastër ndërsa muzika nuk do të mungojë asnjë mbrëmje deri në ndërrimin e viteve.
Shumë banorë të qytetit kanë planifikuar ta kalojnë festën e fundvitit në restorantet e baret e qendrës historike këtë vit ndërsa duket se një pjesë e madhe e rezervimeve kanë ardhur nga emigrantë që do të kalojnë festat me familjet.