MENU
klinika

"Fishkëllima" e sa e sa dashurive...

Ndahet nga jeta këngëtarja e famshme botërore

10.12.2019 - 14:49

      Marie Fredriksson anëtare e grupit “Roxette”, e njohur për zërin e saj unik në shumë këngë hite të “Roxette”, ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare, bëjnë të ditur mediet botërore.

Së pari vdekjen e saj e konfirmoi gazeta e njohur suedeze “Expressen”, që botoi një deklaratë të familjes së saj. “Sa shumë trishtim ndjejmë që të njoftojmë për ikjen e një prej artisteve më të mëdha dhe më të dashura për publikun”, – shkruhet aty.

Vdekja e saj thuhet se ka ardhur si pasojë e komplikimeve shëndetësore. Ajo ishte në luftë me tumorin në kokë, për një periudhë 17-vjeçare.

Më poshtë, një prej këngëve më të njohura të grupit: “Listen to your heart”