MENU
klinika

Premier League, Java 17

Ndalet United, Tottenham afrohet me Champions

15.12.2019 - 17:12

Manchester United është ndalur në momentet më të mira që po kalonte. Djajtë e Kuq nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Everton, ndërsa Tottenham fiton 2-1 në fushën e Wolves.

Vendasit e United janë ndëshkuar me një autogol të Lindelof në 36’. Një situatë e pakëndshme, që bën që Everton ta mbyllë pjesën e parë në disantazh.

Në të dytën, Manchester ka luajtur mirë dhe mund ta kishte fituar ndeshjen, por goli i vetëm i Greenwood në 77’ nuk ka mjaftuar. Gjithsesi, United është aty në luftën për vendin e katërt.

Tottenham ka arritur një fitore heroike dhe me mjaft vlera në fushën e vështirë të Wolves, ku ka triumfuar me shifrat 1-2. Lucas Moura çoi në avantazh “Gjelat” në minutën e tetë ndërsa reagimi i vendasve erdhi në pjesën e dytë.

Kur sfida po i drejtohej barazimit, Vertonghen shënoi në minutën e 91-të me kokë, duke i dhënë tri pikët të tijve. Tashmë, Tottenham e sheh veten në vendin e pestë me 26 pikë, vetëm tre pikë më pak se Chelsea i vendit të katërt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN