MENU
klinika

Shpërdorim detyre

Ndalohet ish-sekretarja e Gjykatës Administrative në Vlorë

12.12.2019 - 15:07

Policia e Vlorës ka ndaluar një 43-vjeçare, e cila dyshohet  se ka shpërdoruar detyrën për qëllime përfitimi.  Bëhet fjalë për shtetasen, Edlira Shehu me detyrë ish-sekretare gjyqësore pranë Gjykatës Administrative Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i krimit ekonomik me anë të metodave speciale proaktive. Kapet dhe ndalohet një shtetase, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën për qëllime përfitimi. Specialistët e krimit ekonomik e financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, me anë të metodave speciale proaktive të hetimit kanë bërë zbatimin e urdhrit të prokurorit për ndalimin e të dyshuarës:

E. Sh., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë ish-sekretare gjyqësore pranë Gjykatës Administrative Vlorë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se përgjatë periudhës kohore dhjetor 2018 – nëntor 2019, kur kjo shtetase ka qenë në marrëdhënie pune, dyshohet se ka ndryshuar disa vendime të gjykatës duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, në ngarkim të saj, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”.