MENU
klinika

Skemë e re?

Ndryshime në ligjet fiskale/ Tatimi i të dy punësuarve

05.12.2019 - 14:18

Seanca e sotme plenare të Kuvendit të Shqipërisë filloi me një minutë heshtje për viktimat e tërmetit.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se u ka kërkuar të gjithë homologëve të tij europiane, por edhe nga SHBA deri në Japoni mbështetje financiare për të rindërtuar zonat e prekura nga tërmeti.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj informoi se nuk do të krijohet paketë e mirëfilltë fiskale, por do ketë ndërhyrje në disa ligje fiskale. Përsa i përket të dy-punësuarve, sipas Denaj, nuk do të ketë një tatim të ri por një tatim në vlerën totale, ndërsa do të përjashtohen nga taksat makinat historike.

“Nuk ka paketë të mirëfilltë fiskale por disa ndërhyrje në disa ligje fiskale. Ndryshimet janë për uljen e informalitetit dhe evazionit fiskal. Këtu synojmë të përshtatim ligjin me projektin e fiskalizimit. Po ashtu pjesë e paketës është edhe tatimi i të dy-punësuarve.

Nuk është një tatim i ri por që do të tatojmë të dy punësuarit për vlerën totale të të ardhurave. Sa i takon fiskalizimit, ky projektligj është strategji për përafrimin e ligjit me atë të BE. Ky projekt bën që mbledhja e të ardhura të jetë eficent, si dhe monitorim në kohë reale”– tha Denaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ibrahimaj: Deklaratë individuale të të ardhurave

“Të dypunësuarit do tatohen me një page të vetme”