MENU
klinika

Vendi i dytë në Europë

‘Nënë Tereza”/ Çfarë ka ndikuar në rritjen e fluksit të pasagjerëve?

19.12.2019 - 17:42

Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve për Europën (ACI Europe), na bën të ditur se aeroporti i vetëm funksional i vendit për transportin civil të pasagjerëve në vendin tonë ,Nënë Tereza, ka regjistruar një rritje dyshifrore të trafikut gjatë muajit Tetor.

Sipas të dhënave të ACI rritja kap shifrën 20%. Një shifër e tillë e klasifikon Tiranën në vend të dytë të aeroporteve me rritjen më të madhe të kryeqyteteve dhe qyteteve të mëdha, përtej Bashkimit Europian.  Në vend të parë është aeroporti i Kievit.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Faktori që ka sjellë këtë rritje konstante të fluksit të pasagjerëve në aeroportin e vetëm të vendit është shtimi i kompanive të tjera ajrore që operojnë në vend por edhe jashtë. Vlen të përmendim që gjatë dy viteve të fundit një sërë kompanish ajrore prestigjioze, kryesisht low-cost, kanë filluar fluturimet nga Tirana, ose kanë njoftuar nisjen e fluturimeve.

Listës së kompanive që zgjedhin Shqipërinë i shtohen dhe Wizz Air dhe Easyjet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


300-400 euro në një drejtim

Çmenden çmimet e biletave nga Shqipëria