MENU
klinika

Kaosi me ndihmat ushqimore në Durrës

Nënkryetari i bashkisë: Jo më ndihma në dorë, vendim i qeverisë

03.12.2019 - 12:17

Nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Arbër Braho, ka thënë se nuk do të jepen më ndihma në dorë, pas një vendimi të qeverisë, pas kaosit të shkaktuar në një nga pikat e qytetit bregdetar.

Banorët e prekur nga tërmeti kanë shprehur ankesat se nuk janë pajisur me ndihma ushqimore.

Nënkryetari i bashkisë theksoi faktin se kjo qendër ka qenë e mbyllur që nga dita e shpalljes së emergjencës dhe detra kryesore  e saj është të respektojë urdhrin që vjen nga bashkia.

Ai tha se qendra në fjalë shërben si mbështetje e banorëve që janë strehuar në hotelet e vendit.

Nënkryetari Braho theksoi se ky urdhër është dhënë nga ana e qeverisë shqiptare.

“Kjo derë ka qenë e mbyllur që nga shpallja e emergjencës. Kjo pikë ka shërbyer për magazinim. Kjo pikë furnizon hotelet dhe pikat ku janë strehuar njerëzit. Këto duhet të shkojnë në bashki, bashkia merr masa që të akomodohen  në hotel, bashkia më jep urdhrin dhe unë i përgatis. Duhet një orë e përpara që t’i lënë shtëpitë ku janë dhe të akomodohen nëpër hotele. Ky dokument shërben për t’u regjistruar në bashki, bashkia iu merr dhe iu çon nëpër hotele. Ndihmat në dorë nuk jepen më, ky është vendimi i qeverisë. Hapi i parë të garantojnë  kokën, ushqimi dhe mjeku garantohet në hotel”-tha ai.