MENU
klinika

"Të braktisur dhe të zhgënjyer..."

Nesër protestë/ Naftëtarët: SPAK të vendosë drejtësi

23.12.2019 - 12:22

Naftëtarët do t’i zënë nesër derën Ministres së Energjetikës, Belinda Balluku për t’i kërkuar llogari për braktisjen që sipas tyre u ka bërë punonjësve të Rafinerisë së Ballshit.

Ata do të protestojnë para Ministrisë dhe Kompanisë që administron rafinerinë për 3 paga dhe 8 muaj sigurime të papaguara. Ndërsa për abuzimet sipas tyre ndër vite, kërkojnë hetim nga Struktura e Posaçme anti korrupsion dhe vëmendjen e prokurorit të Përgjithshëm.

Punonjësit e rafinerisë së naftës në Ballsh paralajmërojnë protestë para Ministrisë së Energjetikës në kërkim të zgjidhjes për pagat dhe siguracionet e prapambetura.

Të braktisur e zhgënjyer nga firma dhe institucionet e shtetit, thonë se tashmë do të kërkojnë llogari edhe ministres Balluku.

Duke kërkuar zgjidhje ligjore për këto problematika, ata kërkojnë hetim nga SPAKU dhe vëmendjen e Prokurorit të Ri të Përgjegjshëm për shqetësimet dhe abuzimet siç i cilësojnë njerëzit e naftës.

Punonjësit e Rafinerisë së Ballshit vendosën përshkallëzimin e protestave pas një takimi me prefektin e Fierit ku thonë se nuk morën zgjidhje për kërkesat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shqiptarët përfitojnë pak

Nafta shqiptare, ja sa përpunohet në vend