MENU
klinika

Rrëfimi i mbrojtësit afrikan

“Nga shitës cigaresh tek United, si më ndryshoi jeta”

31.12.2019 - 18:14

Janë të shumta historitë se si futbolli u ndryshon jetën lojtarëve, sidomos atyre që vijnë nga vendet e varfëra dhe arrijnë të luajnë me skuadrat me më emër në Evropë.

E tillë histori është edhe ajo e Eric Bailly-t, mbrojtësit të Manchester United, i cili zbulon fëmijërinë e tij të vështirë, ku ka bërë punë të rëndomta.

“Iu bashkova Espanyol në vitin 2011 dhe tre vite më vonë debutova me skuadrën e parë në La Liga, një nga kampionatet më të forta në botë.

Më pas kalova 18 muaj te Villarreal-i dhe papritur e pashë veten te Manchester United. Në harkun e pesë viteve unë kalova nga, duke shitur cigare në rrugët e Abixhanit (kryeqyteti ekonomik i Bregut të Fildishtë), në fushën e një prej klubeve më të mëdha në botë.

Jeta ime është kthyer përmbys. Tani njerëzit më shohin si një yll, një njeri i famshëm. Kam rreth 2 milionë ndjekës në Instagram dhe jam i famshëm në vendin tim”, tregoi 25-vjeçari.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrëfimi i ish-gruas së portierit të Napolit

“Mori SIDA-n në dasmën e Maradonës, vdiq i harruar”