MENU
klinika

Ankesa për çmimin e lartë

Ngrohja me dru konsiderohet luks në Gjirokastër

15.12.2019 - 14:49

Këtë dimër ngrohja me dru po konsiderohet luks në Gjirokastër.

Çmimi për metër kub shkon deri në 4500 lek, dhe për shumë familje konsiderohet i papërballueshëm, kur llogarisin se për stinën e ftohtë u duhen të paktën 8 metra.

“Kam harxhuar për drutë dyfishin e lekëve që marr për pension.”

Një pjesë e banorëve thonë se me detyrim po zgjedhin ngrohjen me energji elektrike, ndërsa të tjerë vetëm batanijet.

“Ndezim nga pak dhe mbështillemi me batanije.”

Ankesa për çmimin e lartë të druve por edhe abuzimin me sasinë kanë edhe qytetarët e Korçës e Kukësit, dy prej rajoneve ku dimri është i ashpër.

"Një 41-vjeçar qëlloi në ajër për të kanosur avokatin..."

Të shtënat me armë në Memaliaj, policia sqaron ngjarjen

Ishte në makinë me nipin, kur autori i bëri pritë!

Atentati ndaj avokatit, zbardhen detajet! Si ndodhi ngjarja

U arrestua me urdhër të SPAK për shpërdorim detyre

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia si kryebashkiak i Himarës!