MENU
klinika

Flet drejtori i Emergjencave Civile

Nis largimi vullnetar i të prekurve nga tërmeti nga kampi në Prizren

07.12.2019 - 18:04

Shumë qytetarë të Shqipërisë, po largohen vullnetarisht nga kampi në Prizren, ku janë strehuar pas tërmetit që goditi vendin më 26 nëntor.

Ata kthehen vullnetarisht në vendet e tyre në mënyrë të organizuar.

Faruk Daka, drejtor i Emergjencave Civile në Komunën e Prizrenit, njëkohësisht dhe menaxher i kampit, thotë se çdo ditë në kamp ndryshon shifra e të strehuarve, pasi shumë qytetarë po kthehen vullnetarisht në vendet e tyre në mënyrë të organizuar.

“Ditë pas dite të strehuarit janë duke kërkuar kthimin e tyre në Shqipëri pasi gjendja duket e stabilizuar. Po i përcjellim në mënyrë të organizuar nga Prizreni në Durrës”, tha menaxheri i kampit të KFOR-it.

Ndërsa për kushtet në kamp apo mos dëshirë të kthimit të të strehuarve vullnetarisht në Shqipëri, Daka shprehet se nuk ka asnjë rast.

“Unë jam në komunikim të vazhdueshëm me banorët e strehuar.  Çdo ditë.  Nuk kam dëgjuar një gjë të tillë. Ata kërkojnë kthimin në shtëpitë e tyre. Nuk kam dëgjuar një gjë të tillë. Sa i përket veshmbathjeve, ushqimeve, higjienës ose shërbimeve shëndetësore i kanë pasur çdo ditë. Gjithashtu do t’i kenë edhe në ditët në vazhdim”, thotë Daka.

Kampi i KFOR-it do të mbyllet me 15 janar për shkak të ndryshimit të destinacionit dhe personat që do të jenë në të, do të sistemohen në ambiente të tjera.

Nga përplasjet me Pleknkoviç te sanksionet ndaj Rusisë

Si “dribloi” Vuçiçi në samitin për Ukrainën

Perëndimi, presioni për sanksionet ndaj Rusisë

Çfarë paralajmëron presidenti serb? Vuçiç i frikësuar!