MENU
klinika

FSHZH jep detajet e projektit

Nis rikonstruksioni i rrugës Kuqan-Thanë

16.12.2019 - 12:37

Fondi Shqiptar i Zhvillimit vijon ende punën për rikonstruksionin e rrugës Kuqan – Thanë, që do të jetë një “urë lidhëse” ndërmjet fshatrave Kuqan-Bujqës-Jagodinë-Murriqan-Thanë dhe shtrihet në pjesën juglindore të qytetit të Elbasanit, duke përfshirë njësitë administrative Shirgjan dhe Gjergjan.

Sipas FSHZH-së, projekti i ri parashikon përmirësimin e treguesve të rrugës, duke e zgjeruar dhe vënë të gjitha nënshtresat së bashku me shtresat asfaltike.

Aktualisht po punohet gërmim dheu për zgjerim, gërmim kanali dhe trupi i rrugës. Gjithashtu po kryhet betonim mur betoni mbajtës, si dhe ndërtim vepra arti.

“Ndërhyrja parashikon një gjatësi investimi prej 7.2 km, rrugë me dy korsi të asfaltuara dhe dy bankina me çakëll. Ndërtimin e tombinove, zgjerim urash, si dhe punime ndriçimi dhe gjelbërimi”– thekson FSHZH.

Për faktin se shtrihet në një zonë të mirëfilltë bujqësore, do të ndikojë në zhvillimin e saj dhe të blegtorisë. Duke rritur kështu cilësinë e jetës së banorëve të zonës, përmes rritjes së ekonomisë familjare dhe lokale dhe nxitjen e investimeve të reja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bashkimi i dy rrugëve nacionale

Projekti i FSHZH/ Përfitojnë 129 mijë banorë