MENU
klinika

Rama inspekton punimet

Nis riparimi i dëmeve nga tërmeti në pallatet e Durrësit

28.12.2019 - 10:43

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot nga afër një nga pallatet në Durrës që po rikonstruktohet, pasi u dëmtua nga tërmeti shkatërrimtar të 26 nëntorit.
Teksa ka parë nga afër situatën, kreu i qeverisë bisedoi dhe me inxhinieret që kanë marrë përsipër riparimin e pallatit si dhe grupet e punës në terren.

Ministri Çuçi: Është godinë 6-katëshe. ka pasur dëmtime mesatare. Në këtë pallat jetojnë 40 familje. dëmet kanë nisur nga poshtë. Pas punimeve, kjo godinë është e sigurt. Në Durrës kemi numrin më të madh të pallateve, me DS3 dhe DS2.

Inxhinieri: Po përforcojmë kolonat. Po bëjmë punimet nga bodrumi poshtë. Kemi bërë ashensorët. Kemi mbathur kolonat dhe i kemi zgjedhur. Që objekti të jetë sa më i fortë dhe i qëndrueshëm.

Rama: Ka mbajtur mirë sidoqoftë. Sa do zgjasë?

Inxhinieri: Kjo punë e ka 3 muaj

Rama: Më shume ka rendësi qe ta shohin dhe te tjerët, dhe njerëzit qe presin qe te hyjnë ne keto godina. Eshtë psikologjike. Dhe unë te isha, pasi pasi nuk mund te futen ne një shtëpi ku mendojnë se do i këputen kolonat.