MENU
klinika

Fotografia që po na bën të dyshojmë

Një njeri në Mars apo mashtrim optik?

08.12.2019 - 10:33

Një fotografi e re e bërë në Mars, të cilën e ka publikuar NASA, ka ngjallur polemikë në mesin e mbështetësve të teorive të konspiracionit, të cilët thonë se njeriu tanimë mund të ketë shkelur në Planetin e kuq, sikurse quhet ndryshe Marsi.

Fotografia e bërë nga kamera e roverit “Curiosity”-s tregon siluetën e roverit dhe të diçkaje tjetër, të ngjashme me një figurë njeriu, me rroba të astronautëve. Hija duket sikur sondën të ishte duke e rregulluar ndonjë njeri.

Derisa ka të tillë që thonë se kjo është dëshmi e pamohueshme se njerëzit, apo ndonjë krijesë tjetër, e ngjashme me njeriun, tanimë gjendet në Mars, të tjerët mendojnë se bëhet fjalë për atë që roveri “Curiosity” as që është larguar nga Toka ndonjëherë.

NASA nuk ka deklaruar ende në lidhje me këto thashetheme.