MENU
klinika

Foto

Udhëtim me trenin e ëndrrave…zbuloni fotot magjepsëse

26.12.2019 - 18:16

Nëse do të realizoni udhëtimin e ëndrrave me tren, duhet të zgjidhni “Seven Stars” edh pse është shumë e vështirë për të patur një biletë.

Seven Stars” është treni i parë japonez me fjetje, që duhet të prenotosh.

Për të rezervuar një nga 14 suitat në tren, pasagjeret e ardhshëm duhet të hyjnë paraprakisht në llotari muaj më parë.

Treni udhëton nëpër ishullin e Kyushu, që është edhe ishulli më i afërt.

Kyushu është i njohur për burimet termale dhe është shtëpia e majave vullkanike, plazheve dhe qyteteve të Fukuoka dhe Nagasaki.

Shtatë vagona të trenit, të dizajnuar nga Eiji Mitooka, kombinojnë motive tradicionale japoneze dhe elemente të dizajnit perëndimor.

Mitooka realizoi veshje të pasura me dru, pëlhura luksoze dhe ekrane të gdhendura në të gjithë hapësirat, duke përfshirë dy suita luksoze të trenit, secila prej të cilave ka një dizajn unik dhe mund të akomodojë tre mysafirë.

Pasagjerët shijojnë kuzhinën sezonale në vagonin e ngrënies “Jupiter” dhe mund të shijojnë koktejle gjatë dëgjimit të muzikës live në vagonin “Blue Moon”, që ofron pamje panoramike të peizazhit.

Udhëtimet me “Seven Stars” variojnë nga dy deri në katër ditë për udhëtime të rregullta, ndërsa udhëtimet premium mund të zgjasin deri në gjashtë ditë.

Udhëtimet premium përfshijnë guidat turistike dhe eksplorojnë aspekte të ndryshme të ishullit nga muzika deri në prodhimin e verës.


Çdo udhëtim ka një maksimum prej 30 pasagjerësh dhe disa përfshijnë strehimin në hotele unike përgjatë rrugës, duke u dhënë mysafirëve një pushim nga treni dhe një shans për të eksploruar rajonin afër.

Çmimet fillojnë nga 2.900 dollarë për person për një udhëtim dy ditor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Amelia dhe Miriami me barkun e rrumbullakosur

‘3 arsyet e jetës’ së Albanit në një foto


"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!