MENU
klinika

Arsyeja

Nuk ka falje, Pescara pezullon Memushajn

29.12.2019 - 13:21

Telashe për Ledian Memushaj. Pas fitores ndaj Livornos me rezultatin 0-2, ai pati një grindje me trajnerin Zauri. Kjo grindje mes palëve ka bërë që mesfushori i Kombëtares të përjashtohet përkohësisht nga skuadra.

Sot Pescara zbret sërish në fushë kundër Chievos dhe, për këtë takim, Memushaj nuk është grumbulluar fare. Ky përjashtim vjen si pasojë e grindjes së bërë pak ditë më parë dhe duket se trajneri nuk ka mundur ta kalojë lehtë sjelljen e mesfushorit vlonjat.

Memushaj është në fakt një nga më të rëndësishmit në skuadër, duke shënuar 2 gola këtë sezon dhe njëkohësisht duke qenë protagonist me 7 asiste të dhëna, i pari në Serie B për pasimet. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN