MENU
klinika

Rekord

Nuk ka surpriza, Messi fiton “Topin e Artë” 2019

02.12.2019 - 21:50

Nuk ka asnjë dyshim, Lionel Messi shpallet fituesi i “Topit të Artë” 2019. Një rekord ky dhe një arritje e pabesueshme e sulmuesit të Barcelonas.

Messi numëron tashmë plot gjashtë trofe të tillë. Ylli argjentinas fitoi kampionatin spanjoll me katalanasit dhe fitues i Superkupës së Spanjës. Hera e parë që Messi fitoi ishte viti 2010.

Në vend të dytë u rendit Van Dijk, i treti Cristiano Ronaldo, në vend të katërt Sadio Mane dhe në vend të pestë Mohamed Salah.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN