MENU
klinika

Temat e forta, vetëm grave...

Virginia Woolf vjen nga një grua në Operën e Vjenës

08.12.2019 - 16:42

       Për herë të parë gjatë historisë së saj 150-vjeçare, Opera Shtetërore e Vjenës ka shfaqur një operë që mban firmën e një gruaje.

Olga Neuwirth është kompozitorja austriake, e cila ka shkruar një operë të re, bazuar kjo në romanin “Orlando” nga Virginia Woolf, të vitit 1928. Subjekti trajton temat e fluiditetit dhe dualitetit gjinor.

Në roli kryesor, interpreton këngëtarja Kate Lindsey.

Orlando jeton ndër shekuj, në fillim si burrë në Anglinë e Elizabetës, ndërsa më pas, duke u shndërruar në grua.

Autorja Olga Neuwirth, shprehet se androgjenët dhe refuzimi i stereotipeve gjinore e kanë frymëzuar atë, qyshse ajo lexoi për herë të parë romanin e shkrimtres Woolf, kur ishte adoleshente.

 

Është jo vetëm një udhëtim nëpër shekuj, por një udhëtim i pikëpyetjeve të vazhdueshme të normave të imponuara nga shoqëria, kur shoqëria bëhet nga njeriu”, – ka thënë regjisorja, për BBC.

Ndërkaq, Olga Neuwirth, shprehet se “i duket pak e çuditshme” që është e para kompozitore grua, vepra e të cilës, shfaqet në Operën Shtetërore të Vjenës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vetëvrasja e shkrimtares

‘Fundi tragjik i Virginia Woolf’

10 gratë që spikatën në letërsi

Shkrimtare dhe aktiviste


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit