MENU
klinika

"Duhet të punojmë me ndërgjegjësimin"

OSBE anketë për dhunën me bazë gjinore, Kuko: Nuk denoncohet për shkak të mentalitetit

24.12.2019 - 16:24

1800 gra shqiptare janë anketuar nga OSBE për dhunën me bazë gjinore. Nga të dhënat rezultoi se gjysma e grave shqiptare kanë pësuar dhunë psikologjike nga partneri, por të ndikuara nga mentaliteti ato nuk e denoncojnë atë.

Në një intervistë televizive zëvendës ministrja e brendshme Romina Kuko thotë se shoqëria shqiptare nuk është ende aty ku duhet me këtë fenomen dhe se duhet punuar fort për ndërgjegjësimin kundër dhunës.

romina-kuko-konica.al

Anketa e OSBE-së tregoi se rrallë gratë i denoncojë rastet e dhunës tek autoritetet përgjegjëse. Vetëm 3% e grave, që pësuan dhunë nga partneri aktual, denoncuan në polici rastin që iu dukej më i rëndë, dhe thuajse gjysma e grave të intervistuara në Shqipëri mendojnë se dhuna në familje është një çështje private, e cila duhet të trajtohet brenda familjes.

Turpi, frika, varësia ekonomike dhe mosbesimi tek institucionet janë pengesat kryesore të identifikuara nga gratë si arsye për mosdenoncimin e dhunës. Sipas zvendësministres Kuko mentaliteti dhe besimi i ulët te organet e drejtësisë janë 2 faktorët kryesorë që gratë nuk e denoncojnë dhunën.

Fushata “Thyej Heshtjen”për një muaj, shpërndahu postera në rajonet e policisë, në mbarë vendin, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për dhunën ndaj grave dhe rolin e policisë në luftën kundër kësaj dhune.